>
LETERSISHQIP

Dhoma E Ndotur

Dikur moti
Frymonte
Si flladi I pranverës
Dashuronte.

Ndieja freskinë e kalldërmave
Shihja zgjuarësinë e zotërive
Shijoja shkathtësinë e artit
Jetoja në vepra artizanale.

Sot
Mushkëritë e qytetit janë të sakatosur
Rrugët kundërmojnë naftalin
Ndihet në çdo pore varfëria
Fundërrinat lundërrojnë në vazo.

Shqetësuar dhe I trazuar
Ditët dhe muajt e ngatërruar
Dora e ndihmës të godet
Je I braktisur në qytetit e vetmuar.

Dorëzohesh katapultit të kohës
Mbyllesh në dhomën tënde të ndotur
Rrethuar nga ankthi kronik
Drithërimet të përcjellin matan.