>
LETERSISHQIP

Dhoma

Nata shkruan emrin tend
Hëna e zbukuron
Përshëndes trupin
Sytë e tu blu.

Kreshtat e malit
Thirrin bukurinë tënde
Ashtu si stuhia
Që gjynjëzohet detit.

Takohen në dhomë
Që është pa sy e zë
Aty janë të shkruara
Vjershat më të bukura.

Në këtë vatër dashurie
Gëzimi dhe hareja
Kënaqësia dhe ëndet
Kanë gjetur perandorinë.
prizren