>
LETERSISHQIP

E Kaluara

Kthehen mendimet
Në të kaluarën papeshë
Ato fluturojnë në pafund
Për të arritur në nesër.

Prej dhimbjeve të hatashme
Fryma më ndalet
Më shikjojnë me dhembshuri
Ndihmë nuk mund të ofrojnë.

Ishin çastet e kaluara
Prapa grilave të varfërisë
Më i rënde se guri
Fortë si çeliku.

Qëndruam në folenë e kashtës
Egër si toka e pashkelur
Pritja nën skutën e pakjartësisë
Agoi në të bukurën nesër.

Ra pas bjeshkëve u shkri
Ylli me fat na mbërtheu
Tani durimi njerëzor i shëndosh thotë
Presim apokalipsën e premtuar nesër.


elif t spahiu prizren