Tema: Poezi Për Familjen

Fle

Fle e bukura e ëndrrës
Në djepin e qëndisur
Zëri begatoi dhomën
Kasolla u bë kështjellë.

Në këtë odë të vogël
Filloi dhe lindi jeta
U ndëgjua tingulli i parë
Bukuroshes foshnje.

Hapat fjalët dhe shkronjat e para
Tingëllonin si zëri pranveror
Përqafonin si puhia e adriatikut
Dhomën e princeshës.

Kopshti i kënaqësisë
Si pikturat e renesansës
Shprehin
Dëshirën e zonjushës.

Drita me zë
Si sonata e dashurisë
Ndarë në strofa
Posi jeta e yjeve tokësor.

elif t spahiu prizren

- poezi nga Elif T Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1