>
LETERSISHQIP

Turbani

Me thonjë të zi
Sy bishë
Kostum Italian
Endet koridoreve.

Mizori gjakatar
I pangopur
Stolisur
Me gishta të shtrenjta.

Egërsirë e rrallë
Jashtëzakonisht grykës
Udhëton
Metropoleve botërore.

Me turban në kokë
Avion privat
Shkelmon të varfërin
Dhunon popullin.
prizren