>
LETERSISHQIP

I Përlotur

Shetisë muzgjeve të ngrira
Në afërsi të hyjneshës smaragd
Kërkoj hijen e çiltërsisë
Magjepses virgjëresh.

Dritarja e hapur me shikjim buzëdeti
Perde të ngurta fshehin sekretin
Aty është e vendosur dora e fatit
Shumë- shumë e përfolur.

Derdhen kënaqësitë e zjarrta
Nën dritaren e virgjëreshës
Shikjimet përcjellin lundrimet
Në këtë strehë parajsë.

Imagjinata fluturimthi fiton në forcë
E veshur në këmishë të lehtë
Saten ngjyrë roze shkëlqen
Ah...ngjitur për lëkurë.

Përfytyrimi i buzëqeshjes më ngroh
Si dëbora e janarit më ngazëllen
Mbulon gjurmët e fjalës dashuri
Jeta vazhdon nën dritaren e saj.
prizren