Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
  • teksteshqip.com

Elina Duni - Pa Fjale

Teksti i këngës:

Sa fjalë rrëshkitën mes nesh
sa fjalë mbuluan muret qiellin pemët
atëherë kur veç shikimet mes nesh
rrëfenin të vërtetën

Sa fjalë ashtu kot i thamë
sa fjalë veç që mos ta dëgjonim
at’ heshtje që midis nesh
këndonte.

Eja pa fjalë
butësisht, fshehtësisht, dëshpërimisht
të ndjejmë se jemi gjallë

Sa fjalë rrinë pezull mes nesh
varun rrugicave të shtrembta
ato fjalë që un’ tash kërkoj
në heshtje telefonash

Sa fjalë i pëshpërisim natës
sa fjalë ajo mbart në krahët e saj
krejt fjalët e krejt dashnorëve
të krejt botës që nuk dinë se kanë mall

Eja pa fjalë
butësisht, fshehtësisht, dëshpërimisht
të ndjejmë se jemi gjallë

Kemi krijuar një rubrikë të re me Akorde Këngësh Shqip. Ju lutemi të na ndihmoni nëse mundeni me akordet e kësaj kënge. Faleminderit për kohën tuaj!


(Nëse Keni)


(Mund të lihet bosh)








teksteshqip.com © 2007 - 2019