Elina Nebi-Plaku Poezi
Elina Nebi-Plaku

Tema: Poezi Për Vendlindjen


Guri I Vendlindjes

Kur një ditë u nisa
për rrugën e largët
Nëna mori një gur
ma vuri në çantë...!

Guri i vendlindjes,
bijë të të sjellë fat!
Atje ku të shkosh,
në vendin e largët...!

Ky gur do të thotë
se prapa ke lënë
atdheun e dashur
Baba edhe nënë...

Gurin e vendlindjes,
nuk e ndava kurrë!
Diku në sallon,
e mbaj nën flamur..!

Që të dy më thonë
se ty je dhe ke
Ty je shqiptare
dhe ke një atdhe

Sa herë gurin shoh
Kujtoj dhe ndiej mall
për prindërit e dashur,
që prehen në varr...!

- Poezi nga Elina Nebi-Plaku


- U dërgua nga Elina Nebi (Plaku) -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0