Mjergull...
Mjergulla mbulojë vendin
Mbulojë rrugë, mbulojë shtëpi
Lulja, lulen s'e sheh qartë
Qielli mori ngjyrë gri...
Dita duket e trishtuar
Mjergull, heshtje dhe vetmi
Njerëz rrallë sheh në rrugë
Përqark një melankoli...
Çfarë manie të ka zënë
Verbon motin, verbon sytë
Diellin e ke mbuluar
Pengon rrezen që të ndrijë...
Largohu, mjergull të lutem
Ditës frymën i ke marrë
Shpirtrat duan kaltërsi
Lulja për lulen ka mall...
- Poezi nga Elina Nebi-Plaku
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Elina Nebi-Plaku
Komente 0