Elina Nebi-Plaku Poezi
Elina Nebi-Plaku

Të Pangopurit....

Pse veproni,pa menduar?!
Ndiqni udhën e lakmisë
Përveç interesit s'njihni
Asnjë kanun të drejtësisë...

Skllevërit e parasë
Pas tij zvarriteni
Thua,se keni tre jetë
Me shpirtrat
Grabitqar,dhe të pangopur
Robër të urisë përjetë...

- Poezi nga Elina Nebi-Plaku



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0