Elina Nebi-Plaku

Thënie nga Elina Nebi-Plaku

DËRGO NJË THENIE

Thënie nga Elina Nebi-Plaku

Thënie

Shtyp foton për ta zmadhuar dhe rishtype për ta mbyllur.
  • 2023-08-17 07:24:10
    Kur zbardhi dita, sytë i hap... Faleminderit Zotit i them Drita, uji,ajri i pastër Më mbushin shpirtin me jetë... Këto tre ilaçe dua, në farmacinë time të kem...
     aforizma
    0
    104
  • 2023-08-18 07:43:43
    Ai blir, ai lis për ty nga qielli nuk ra. Ai i rrit mes dashurisë... Ka një nënë, ka një baba.
     aforizma
    0
    103
  • 2023-08-20 08:25:51
    Lotin e pastër si vesa. Syri i bukur, pse e derdh!? Ëngjëjt e mblodhën në gotë. Me të lahen çdo mëngjes.
     aforizma
    0
    101
  • 2023-08-20 16:07:00
    Nga buzëqeshja e djallit ruhu! Larg, larg prej tij qëndro! Shtiret, të sheh buzëgaz. Mos u zhgënje! Mos e pajto!
     aforizma
    0
    101
  • 2023-08-20 17:37:33
    Më pëlqen kur dita, vendin i zë natës. Dua t'a jetoj, pa i bërë flijim. Çdo minutë të ditës, dua të jetoj... Të ndjek rrugën e diellit, deri në perëndim.
     aforizma
    0
    101
  • 2023-08-22 20:32:51
    Kujtimet e trishta, dua t'i harroj. Atë peshë unë s'dua që t'a çojë më kurrë. Si varr i braktisur, dua që të ngelen, mbuluar me baltë, pa emër në gur.
     aforizma
  • 2023-08-23 08:44:51
    Fjalën e mirë të thuash, mos të ngurosh. Kostoja është zero. Përfitimet, njëmijë.
     aforizma
  • 2023-08-25 09:03:39
    Ec përpara! Largo frikën! Ec përpara! Ëndërro! Kur besim ke tek vetvetja, universi të ndihmon.
     aforizma
  • 2023-08-31 08:24:31
    Gurin e vendlindjes nuk e ndava kurrë. Diku në sallon e mbaj, nën flamur. Të dy më thonë: ''Ti je dhe ke. Ti je shqiptare dhe ke një atdhe''.
     aforizma
  • 2023-08-31 08:27:17
    Dashuria për prindërit, njeriut i jep vlerë. Me brumin e dashurisë së tyre ti je ndërtuar. Zoti vetë e ka shenjtëruar. Është dritë që ndriçon, asnjëherë nuk gënjen, asnjëherë nuk tradhëton.
     aforizma
  • 2023-09-05 19:59:54
    Huqe dhe vese ke ti jetë. Dhembje hap dhe na godet. Por papritur, gjen ilaç. Na qetëson dhe na buzëqesh.
     aforizma