A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Elinel: Jam Egoist Në Muzikën Që Bëj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[24-10-2013]
Top reperi shqiptar, Elinel, ka deklaruar se ai nuk e ka ndërmend të jetë pjesë e ndonjë ‘labeli’ apo grupimi të caktuar të hip hopit, pasi sipas tij ato nuk janë të frytshme.

Reperi, i cili ishte mysafir i emisionit Express në KTV, ka folur për karrierën e tij, dhe albumin e fundit “O”.

Ai e konsideroi këgnën e fundit të albumit, “Nimë”, si një protestë ndaj zhvillimeve të fundit, duke thënë se ai nuk e ka planifikuar më parë që ta lansojë para zgjedhjeve ndonëse tematika përshtatet.

Nga ana tjetër, i pyetur se nëse ka marrë pjesë e ndonjë hip hop ‘labeli’ dhe nëse ka menduar të jetë pjesë e tyre, Elinel u tregua i drejtpërdrejt duke mohuar tratativa të tilla.

“Nuk i takoj asnjë ‘labeli’. Oferta kam pasur, por për hirë të përgjigjes që i kam dhënë, që dihet cila është, nuk dua t’i bëj publike”.

“Nuk mendoj të jem pjesë e ndonjë ‘labeli’ në të ardhmen. Ne shqiptarët, jemi më të fuqishëm në individualitet, shikoni sportet luftarake si boksi dhe xhudo, kurse kur vjen puna në kolektivitet nuk jemi të fuqishëm. Kjo është për t’u ardhur keq dhe kjo është arsyeja pse mendoj se hip hop ‘labelat’ janë jo të frytshme dhe se preferoj të vazhdoj të jem egoist në muzikën që unë bëj”, është shprehur Elinel.
 (Telegrafi)

      Elinel - Nimë [Teksti dhe Klipi]




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019