>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Legend” Nga Elinel

27-04-2014
Një prej reperëve më të talentuar shqiptar, Elinel, ka publikuar projektin e tij të ri, të parin projekt të madh për vitin 2014.

Projekti titullohet "Legend" dhe e shfaq reperin në stilin e tij të zakonshëm, me shumë shokë përreth dhe në ambiente reale pa shumë vetura të shtrenjta e femra të zjarrta.

Muzikën e ka punuar producenti nga Ulqini, X, teksa videoklipin e ka realizuar Agon Hamza në Kamerë, Veton Bekteshi në montazhë dhe natyrisht teksti nga vet reperi.



Ky projekt e shënon rikthimin e Elinel në skenën e muzikës shqiptare, pas projektit "Bullet" të publikuar kohë më parë.

Elinel është një prej reperëve më premtues shqiptarë të gjeneratës së re. Rimat e fuqishme dhe tekstet kuptimplota karakterizojnë atë, në një stil më underground që pasqyron realitetin e lagjeve të kryeqytetit.
(Telegrafi)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Legend” Nga Elinel