>
BIOSHQIP

Elita 5, Ne Pergatitje Te Videos Dhe Albumit Te Ri

10-05-2012
Ka muaj që rok grupi "Elita 5" kanë nisur punën intensive në albumin e ri, i cili do të ketë mjaftë këngë të zgjedhura të punuara në mënyrë profesionale. Mirëpo para albumit anëtarët e grupit kanë vendosur që të lansojnë në treg një single të ri të shoqëruar me videoklip. "Edhe pse jemi duke punuar intensivisht në album, kemi vendosur që para tij të lansojmë një këngë verore bashkë me klip. Një këngë ritmike dhe shumë e veçantë". "Presim që gjatë këtyre ditëve të titullojmë këngën dhe brenda pak javësh pritet ta lansojmë në treg", ka thënë anëtari i grupit Arif Zymberi për 'Zëri'. "Albumi i ri do të jetë një album shumë i mirë dhe me një kualitet që nuk është parë në trojet shqiptare", ka shtuar Arifi.
(Telegrafi)

Elita 5, Ne Pergatitje Te Videos Dhe Albumit Te Ri