>
BIOSHQIP

Elita 5, Në Përgatitje Të Albumit Të Ri

25-09-2013
Rok grupi i njohur “Elita 5” është në përgatitje të albumit të radhës. Sipas solistit të grupit Arif Ziberi ky album do të jetë me mjaftë befasi, ku dhjetë këngët e albumit do të trajtojnë tematika të ndryshme.



“Jemi në përgatitje e sipër për albumin e ri, ajo që mund tu them tani për tani është se ky album do të vijë me shumë befasi për adhuruesit tanë”, ka thënë ai për “Zëri”. Padyshim se këtij albumi sipas Arifit do t’i paraprijë edhe ndonjë videoklip i cili do të plasohet paralelisht me albumin.
(Kastriote Bajrami (Zëri))

Elita 5, Në Përgatitje Të Albumit Të Ri