>
BIOSHQIP

Elita 5, Fitojnë “Zhurma Show Awards“

03-10-2014
Është mbajtur mbrëmë edicioni i 10-të i festivalit "Zhurma Show Awards" në teatrin e Gjilanit. Në kategorinë e videoklipit më të mirë "Best Video", shpallet videoklipi "Më Fal" nga Elita 5, duke lënë mbrapa klipet si: Fjolla Morina me "Queen", Besa ft. 2po2 "Zemrën dot nuk ta lexoj", Leonora Jakupi me "Vajza e kojshisë" dhe Tuna ft. Geti "MMV". Videoklipi triumfues në këtë festival është punuar nga një maqedonas Daniel Joveski me produksionin e tij Sustain Entertainment në Maqedoni. Ndërkohë mbrëmja e mbajtur ka qenë shumë e suksesshme dhe e nderuar me ardhjen e shumë fytyrave publike. Çmimi "Best Album" dhe "Best Rock" i rrëmbeu gjithashtu Grupi Elita 5 me baladën e tyre "Më fal". Ndërkohë që "Best Song shkoi për Dj Blunt & Real 1 me "Nëse s'mdon ti remix". Kida u shpërblye me Çmimin "Best Rnb" për bashkpunimin e saj me Mc Kreshën, ndërsa "Best Styling Video" ju dha Fjolla Morinës. Çmimi i Internetit shkoi për këngëtarin me më së shumti klikime, ku çmim ju dha reperit Noizy. Ndërsa "Posh" nga Capital T & 2po2 u shpërblye me Çmimin "Best Hip Hop". "Best Female" për këtë vit u shpall Adelina Berisha për videon e saj "A Dalim", ndërsa "Best Male" shkoi për Seldin. Çmimi special i jurisë ju dha këngëtares Ertila Koka ndërsa ai për baladën më të mirë këngëtarit Korab Shqiri. Çmimi Popullore arriti të rrëmbehej nga këngëtarja nga Shqipëria Artiola Toska dhe "Best Pop Folk" e mori Gjyste Vulaj. Në këtë mbrëmje u nderua edhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare Shahindere Bërlajolli me Çmimin e "Albumit Historik". Mbrëmja u prezantua nga Alba Morina, ndërsa kishte shumë të ftuar Vip që ishin pjesë e kësaj mbrëmje, ndër ta ishin edhe: Motrat Vjollca, Big Mama, Korab Shqiri, Kida, Noizy etj. Por edhe këtë vit u vërjet mungesa e këngëtareve tona të njohura si: Genta Ismajli, Tuna, Dafina Zeqiri, Nora Istrefi etj.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Elita 5, Fitojnë “Zhurma Show Awards“