TEKSTESHQIP

Elita 5
Al Kapone
Lyrics

Ç'më shikon ashtu
si ndonjë skifter
që zogjët e vegjël
në kthetra i merr

Je tepër xheloze
për të qenë e mirë
prandaj lemë të qetë
kur jam duke pirë
kur jam duke pirë

Ti s'mund ta pushtosh
aq lehtë zemrën time
si konkuistadori
Amerikën Latine

S'ta kam vjedhur zemrën
unë ty me revole
pasi shpesh më thua
se jam Al Kapone

Më dukesh si bleta
që më ushqen me mjaltë
e pastaj më djeg
me therjen e zjarrtë

Këshillat e mija
vashë mos i harro
prandaj korrigjohu
e mos më zemëro
e mos më zemëro

Ti s'mund ta pushtosh
aq lehtë zemrën time
si konkuistadori
Amerikën Latine

S'ta kam vjedhur zemrën
unë ty me revole
pasi shpesh më thua
se jam Al Kapone

DËRGOI: