>
BIOSHQIP
Biografia
Elita Ziberi është duke e ndërtuar karrierën e saj si këngëtare, ndërsa i pëlqen të intepretojë këngët e dikurshme të babait të saj. Për më shumë ajo ka realizuar versionet e saja të disa prej hiteve të viteve të fundit të këngëtarëve te tjerë. Ndërsa në vitin 2016 ishte edhe pjesë e spektaklit për talentë ‘The Voice of Turkey’.

Më datë 20 Nëntor 2017, Guximtar Rushani publikon videoklipin "Po T'jemi Bashkë Ne Të Dy", në bashkëpunim me Elita Ziberi.

Më datë 7 Prill 2018, Elita Ziberi publikon videoklipin "Nje Histori". Ajo ka sjellë versionin e saj të hitit të dikurshëm të “Elita 5”, “Këngët m’i vrave me dashuri”. Ribërjen e kësaj balade të interpretuar dikur nga babai i saj, Arif Ziberi, e ka titulluar “Një histori”. Risjelljen e kësaj balade, këngëtarja e re e ka shoqëruar edhe me videoklip të xhiruar nga produksioni Asha. “Këngët mi vrave me dashuri” është një baladë e interpretuar me zërin e fuqishëm të frontmenit të “Elita 5”, Arif Ziberi dhe e realizuar me mjeshtri nga Nexhat Mujovi – Virusi. Kënga ishte pjesë e albumit “Si Merlin Monro” të lansuar në vitin 1997.

Më datë 4 Prill 2019, Elita Ziberi publikon videoklipin "Çmendem". Muzika e këngës u punua nga Nexhat Mujovi (Wirusi), ndërsa teksti u shkrua nga Fatmir Muja.
KATEGORI: