>
BIOSHQIP

Eliza Hoxha: Libri I Parë, Një Homazh Për Prishtinën

24-03-2013
Arkitektja Eliza Hoxha e ka nje kenge te titulluar “Homazh per Prishtinen”. Vargjet e kesaj kenge flasin per nje Prishtine qe eshte shkaterruar teksa mbi ato germadha eshte ndertuar identiteti i ri i qytetit. Ky identitet eshte kaosi.

E kjo Prishtine, per Eliza Hoxhen eshte “prodhim i kultures te pergjithshme” dhe si pasoje “e mungeses se dashurise ndaj qytetit”. Me gjithe famen e kenges, nga e premtja, autorja e saj, ka vendosur t’i jape nje tjeter konotacion, duke e futur si pjese te nje projekti qe ka te njejtin mesazh si kenga.

“Qyteti dhe dashuria” titullohet libri i Eliza Hoxhes, i cili eshte promovuar te premten mbrema ne Moledariumin e Fakultetit te Arkitektures, aty ku Hoxha ka nisur studimet e para per arkitekture e tash eshte ligjeruese.

“Qyteti dhe dashuria” eshte nje permbledhje e shkrimeve te Hoxhes, te botuara ne gazetat kosovare si “Koha Ditore”, “Express”, “Zeri” dhe “Lajm”, qe sipas profesorit te arkitektures, Ilir Gjinolli, permes metodes se rrefimit, pasqyrojne zhvillimin e Prishtines ne periudhen e pasluftes, duke perdorur krahasime neper historine e zhvillimit urban te Prishtines.

“Jetesimi i tyre ne nje pakete, apo torte sic e quan Xeni (Shkelzen Maliqi v.j), per mua eshte nje kenaqesi e vecante per shume arsye”, ka thene Hoxha, para nje audience qe e ka stermbushur sallen. Ministri i Kultures, Memli Krasniqi, dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Citaku, kane qene pjese e audiences. Te dy kane marre edhe nga nje autograf nga Hoxha, e cila ka pohuar se shkuarja ne Belgjike per te studiuar ne arkitekture e ka ndryshuar edhe menyren e perceptimit te gjerave, sidomos ne muzike dhe arkitekture qe, sipas Hoxhes, jane edhe pasioni edhe profesioni i saj. E kthimi prej Belgjikes, do ta vinte Hoxhen ne nje moment reflektimi qe sipas saj ka qene edhe shtyse e vetme qe ajo te filloj te shkruaje.

Por pse “Qyteti dhe dashuria”? Hoxha ka bindjen se “Prishtina eshte qyteti qe i mungon dashuria”.

“Ne cdo dhjete vite, kur ka pasur krize politike apo sociale, njerez te rinj kane ardhur ne pushtet, njerez te rinj kane shlyer dicka qe ka qene me heret dhe po ata kane sjelle trend te ri social, kulturor ose fizik qe eshte reflektuar ne imazhin e qytetit”, ka thene Hoxha. E kjo kulture e funksionimit, per Hoxhen do te sherbente per te kuptuar dicka tjeter. “Nese dikur ka qene dikush tjeter, i huaj, qe ka qene fajtor per ate cka ka ndodhur ne qytet, me ka ardhur rende qe pas vitit ‘99 kemi rene ne kurth dhe kemi filluar qe vete t’i bejme te njejtat gabime, dhe kjo ka qene arsyeja e vetme qe kam pasur nevoje te reflektoj”, ka thene Hoxha.

Mungesa e dokumenteve zyrtare per Prishtinen dhe arkitekturen e saj - Hoxha thote se jane vetem dy dokumente zyrtare per Prishtinen - e ka bere te mendoje se “per qytetin nuk mjafton vetem nje plan, vizatim apo reflektim permes mediumeve te dizajnit” por per qytetin duhet te “flitet permes muzikes, artit, shkrimit dhe nxitjes se debatit se cka njerezit duan per kete qytet dhe cilat jane nevojat e tyre”.

Hoxha eshte ankuar edhe per mungesen e dashurise nga ana e atyre qe vetem kane marre nga Prishtina e nuk i kane dhene asgje. Librin, autorja e ka bere me dy ngjyra, bardh e zi pasi qe sipas Hoxhes, shoqeria nuk e sheh “shkallen e hirte” por vetem te bardhen dhe te zezen. E per kete liber, botuesi i tij, Shkelzen Maliqi, ka thene te kene punuar me shume se dy vjet. Maliqi ka ftuar publikun qe a bleje librin me gjithe klishene qe ai te jepet falas. Te premten ka pasur goxha te interesuar per ta blere “Qytetin dhe dashurine”, qe ndryshe sipas Hoxhes eshte “ditar urban”.

“Ky liber eshte nje prej me te bukurve dhe me te mireve, edhe pse kam shume libra qe i dua”, ka thene Maliqi.

Ish-profesori i Hoxhes, Ilir Gjinolli, i cili edhe ka shkruar parathenien e librit, ka thene se botimi i librit “Qyteti dhe dashuria” vjen ne nje kohe kur vemendja rreth zhvillimit te Prishtines eshte duke u rritur, posacerisht sa i perket sferes publike, e cila, sipas Gjinollit, nuk i takon vetem prishtinasve, por gjithe kosovareve.

Libri i Elizes, sipas arkitektit Gjinolli, meton ta theksoje dashurine ndaj qytetit si faktorin vendimtar per krijimin e kushteve qe qytetareve t’u ofroje nje mjedis jetesor inspirues kreativ.

“Dhe dashuria nuk eshte e mjaftueshme te manifestohet vetem ne menyre verbale permes deklaratave ‘Love Prishtina’ ose te sloganeve zgjedhore si ‘Forca Prishtina’ apo ‘Per nje Prishtine te re’”, ka thene Gjinolli. Me shume se kaq, sipas tij, dashuria ndaj qytetit duhet te manifestohet permes mendjes kreative te njerezve te cilet duke shfrytezuar resurset ekzistuese mund ta perparojne qytetin dhe ta bejne ate nje mjedis me te mire per te jetuar ne te. Gjinolli ka bindjen se Eliza Hoxha, me kete liber, ia perkujton “Mayor-it” te Prishtines tre faktore themelore per strategji te suksesshme te qeverisjes me qytetin: kohen, njerezit dhe resurset.
(koha)

Eliza Hoxha: Libri I Parë, Një Homazh Për Prishtinën