>
LETERSISHQIP

Djali Nga Kosova 3

Ishim shume te ri kur fati na takoi,
koha e beri t'veten dhe shume shpejt na bashkoi.

Ne fillim nga frika dhe skenar mendova me nderru, dashuri me shikim t'pare nuk doja me e pranu.

Por ti ishe kembengules dhe e sfidove kohen,
per nje kohe shume t'shkurte m'a lype dhe doren.

Lidhja jone tashme ishte bere zyrtare,
shume shpejt t'a vodha zemren dhe u bera e vetmja pronare.

Shume vite kane kaluar, flitet per dekada, nje udhetim i gjate dhe me shume shtrengata.

Gjate gjithe kesaj kohe m'ke dasht e m'ke mbrojt, prej motit t'keq asnjehere s'jam ndrojt.

Djali i Kosoves edhe tash si dikur,
dashuria na mban bashke, sic na lidh nje flamur.