>
LETERSISHQIP

Nuse Ne Kosove

Kur isha vajze e re
gjyshja me thoshte:
"Mos e le penin te gjate,
se larg do t'shkosh nuse".

Po kujt ia priste mendja
qe ai vend do t'ishte Kosova?
N'ato vite ishte aq e larget,
sa nuk e paramendoja.

Shkova si nuse n'Kosove
ne mes t'viteve te 90-ta,
m'dukej vetja si n'tjeter bote,
as fjalet vesh nuk i mirrja.

Por ditet dhe muajt kalonin
dhe cdo gje me dukej ndryshe,
u mesova me adetet e zakonin
edhe dialektin fillova ta flisja.

Qyteti i bukur i Pejes
u be qyteti im,
fillova ti mesoj rruget
dhe ta dua pa hezitim!

Te afermit e burrit
u bene edhe t'mite,
fale tyre s'jam ndi e larget,
nga nuse u bera bije.

Por, per fat te keq,
kjo kohe nuk zgjati shume,
mijera njerez e braktisen vendin
nga ajo dhune e furtune.

Tani, larg teje jam,
Peja ime e dashur,
vendi i nuserise
ku n'shpirt jam ndi e pasur!

Jetoj ne vend te huaj
dhe ti shpesh me mungon,
pyes veten a do t'njihemi
nese kthimi im vonon?

Kur gjurmet e kohes
shume do t'na kene ndryshu,
a do t'mundemi me i be balle
dhe njera tjetren mos me harru?

Por bjeshket e larta t'Pejes
i kam lene atje
dhe s'ekziston force
qe t'i gjuaj perdhe.

Ato nuk i tremben kohes,
nuk plaken, nuk vdesin,
derisa te kthehem,
te njejta do te mbesin!