>
LETERSISHQIP

Shtëpia Ime Nuk Je Më Ti

Kudo që ndodhesh ti,
atje vazhdo dhe rri
edhe nëse pendohesh,
mos u kthe përsëri.

Ka kaluar shumë kohë
dhe shenjat tua po largohen,
dhimbjet janë duke u lehtësuar
e plagët më n'fund po shërohen.

Akoma të dashuroj, as që lodhem ta mohoj,
gacat nga zemra s'po mundem ti largoj,
por shpirti i lëndum ka marrë tmerrim,
prej teje vështirë po gjen shërim.

Prandaj edhe një herë po t'lutem,
larg meje vazhdo dhe rri,
tash unë ngadalë po përtërihem,
shtëpia ime nuk je më ti...