>
LETERSISHQIP

Maskime

Prej asaj kohe që jemi nda,
vetëm maska jam duke veshur,
një ditë dukem e pamposhtur
ditën tjetër veç e qeshur.

Kur vjen nbrëmja e troket terri,
më n'fund shpirti gjen qetësim,
përsëri mund ta heq maskën
e të vishem me trishtim...