>
LETERSISHQIP

Në Ditlindjen E 18-Të

Fustani i zi,
këpucët e bardha,
flokët e gjata,
të mbledhura mbrapa.
Fytyra e bukur,
trupi i hollë,
mollëzat ngjyrë rozë
që duken sikur mollë.
Se ç'të ka rënë një nur,
je më e bukur se zakonisht,
pak grua e më shumë çupë,
dukesh e fortë por je e brishtë.