>
BIOSHQIP
Biografia
Jo të paktë janë emrat e sotëm në muzikë, të cilët talentin e kanë trashëguar nga prindërit e tyre muzikantë. E tillë është Elsa Hoti, e cila është e bija e njërës prej motrave Mustafa, konkretisht Safetes. Elsa ka lindur ne Itali, por jeton ne Prishtinë. Elsa nis rrugëtimin e saj në muzikë, frymëzuar nga e njëjta rrugë që ka ndjekur e ëma e saj.

Më datë 4 Mars 2019, Elsa Hoti publikon videoklipin "Me Ty". Muzika e këngës u punua nga Nurteel, ndërsa teksti u shkrua nga Ghulo. Videoklipi u prodhua nga kompania ASHA.