Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Elsa Lila Largohet Nga “The Voice Of Albania”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[04-09-2015]
Këngëtarja e njohur, Elsa Lila, nuk do të jetë trajnere e këngëtarëve në edicionin e pestë të “The Voice of Albania”.
Lajmi bëhet i ditur për javanews nga stafi që ka filluar punën për realizimin e këtij spektakli. Po të njëjtat burime konfirmojnë se tre trajnerët e sezonit të kaluar përkatësisht Alma Bektashi, Sidrit Bejleri dhe Genc Salihu, do të jenë sërish trajnerë të “The Voice of Albania” 5.

Është ende e paqartë se cilat janë shkaqet dhe arsyet që kanë çuar në largimin e Elsa Lilës si trajnere e këtij spektakli të famshëm që organizohet prej vitesh nga Top- Channel. Por nuk përjashtohet mundësia që të jenë dhe vetë impenjimet e këngëtares Lila, që janë bëjnë të pamundur pjesëmarrjen në këtë spektakël. Mësohet se kanë filluar të lakohen edhe emrat e parë të personazheve që do të zëvendësojnë Elsa Lilën në karrigen e trajneres në “The Voice of Albania 5”. Janë disa kandidatura ndaj dhe përzgjedhja nuk është aq e lehtë.

Gjatë katër edicioneve të kaluara janë ndërruar disa trajnerë në “The Voice of Albania” duke filluar që nga Miriam Cani, Elton Deda dhe Aurela Gaçe. Alma Bektashi dhe Sidrit Bejleri, janë dy muzikantët e njohur të cilët janë pjesë e këtij spektakli që në nisje të tij.

Edicionin e kaluar Genc Salihi dhe Elsa Lila zëvendësuan Elton Dedën dhe Aurela Gaçe. Por për Elsën ashtu si dhe për Aurela Gaçen rrugëtimi në këtë spektakël ka qenë mjaft i shkurtër. Ndërkaq “The voice of Albania 5” ka filluar nga audicionet për të zgjedhur kandidatët për zërin më të bukur në Shqipëri.
 (-)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet