>
BIOSHQIP

Elsa Lila: Jeta Me Evitën Mes Afrikës Dhe Romës

31-07-2012
Elsa Lila, është një zë i dashur për publikun shqiptar. Ka qenë revista "Shqip" ajo që e ka risjell në vëmendje këngëtaren e mirënjohur, e cila prej një viti është bërë nënë.

Evita erdhi në jetë në 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe emri i së cilës vjen si një homazh për nënën që aq shumë i ka munguar këngëtares.

Në këtë rrëfim për "Shqip", Lila flet për jetën e saj të lumtur me vogëlushen e bukur dhe qëndrimin mes Afrikës e Italisë.

Veç mrekullisë me emrin Evita, këngëtarja është shumë e lumtur edhe me njeriun e zemrës, Alessandron, takimi me të cilin ka qenë sa i veçantë aq edhe romantik.
Të dyja bukuroshet duken shumë bukur në kopertinën e revistës, teksa lahen në vaskë dhe ajo që të bie në sy janë sytë blu të vogëlushes, që mesa duket i ka trashëguar nga i ati. Sipas këngëtares ajo është një fëmijë komik, i shkathët dhe prej një viti ushqehet me qumështin e gjirit të saj.
Përsa i përket karrierës muzikore, Elsa Lila ka premtuar se shumë shpejt do të sjell një këngë të re.
(Gazeta Shqiptarja)

Elsa Lila: Jeta Me Evitën Mes Afrikës Dhe Romës