>
BIOSHQIP

Elsa Lila, Gati Për Projekte Të Reja Në Shqipëri

06-06-2014
Zëri dhe suksesi që ajo preku që në moshë fare të re, e bënë të jetë një ikonë e muzikës së lehtë shqiptare, duke lënë gjurmët e saj edhe pse tashmë nuk jeton në Tiranë. Bëhet fjalë për këngëtaren Elsa Lila, e cila prej vitesh ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Romës.



Përmes rrjetit social “Facebook” kemi mësuar që këngëtarja së fundmi ka vizituar Tiranën, ku mes të tjerash ka gjetur dhe kohën për miqtë e saj, të cilët bëjnë të ditur se këngëtarja shqiptare u ka thënë se është e gatshme për projekte të reja.

Megjithëse, Elsa Lila premton që do t’i rikthehet muzikës me projekte të reja muzikore, ne nuk dimë ekzakt se për çfarë projektesh bëhet fjalë, por një gjë është e sigurt, që çdo gjë rreth Elsës rrotullohet rreth muzikës.


Elsa Lila, Gati Për Projekte Të Reja Në Shqipëri