>
BIOSHQIP

Elsa Lila Proteston

04-01-2015
Këngëtarja e njohur Elsa Lila, u bë pjesë e edicionit të fundit të talent show-të "The Voice of Albania".

Që në start u vu re entuziazmi i Elses, pasi ajo po e përjetonte me emocion çdo etapë të spektaklit dhe paraqitje të konkurrentëve të skuadres së saj.
Edhe në finale, Elsa ishte tejet entuziaste dhe e bindur se do ta fitonte këtë garë. Por, doli që fitues të jetë Alsaido i skuadres së Genc Salihut. Me këtë fakt nuk është pajtuar assesi këngëtarja Lila.

Indeksonline zbulon se Elsa ka kërkuar nga stafi i "The Voice..." transparencë me tabulatët e telefonatave të bëra gjatë finales", në mënyrë që të bindet vërtetë.

Elsa mendon se ndaj saj është bërë padrejtësi.
(Indeksonline)

Elsa Lila Proteston