TEKSTESHQIP

Elton Qeraj
Perendi O Nene Je Ti
Lyrics

Kur ne lusim Perendine

Të gjithë mbi botë,
për nënën si nënë,
Një varg a një këngë, gjithkush e ka bërë,
Dhe pse ndriçon mbi ne, si Diell e si Hënë,
Sa shumë akoma,
kemi për të thënë!

Kenga
O nënë, që lind njeriun,
O syri, që kurrë s’fjete,
Në krahët e tu u rritëm,
Me ninulla nëpër djepe.

Refreni:
O kur ne lusim Perëndinë,
Me dhimbje e lotë në sy,
Ti je vetë Krijuesi ynë,
Perëndi, o nënë, je ti(2)

Ata që bëbë historinë,
Si në shekuj dhe tani,
Forcë u dha puthja jote,
Kanë pirë gji tek ti.

Refreni:
Kur ne lusim Perëndinë,
Me dhimbje e lotë në sy,
Ti je vetë Krijuesi ynë,
Perëndi, o nënë, je ti(2)

O njerëz, kudo që rroni
Tek kjo botë që rrotullohet
Loti nënës të mos derdhet
Zemren e Nenes gezoni

Refreni:
Kur ne lusim Perëndinë,
Me dhimbje e lotë në sy,
Ti je vetë Krijuesi ynë,
Perëndi, o nënë, je ti