>
BIOSHQIP

Elvana Gjata Me Nexhmije Pagarushën Si Nënë E Bijë

15-09-2015
Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar sot në rrjetin e saj social në Instagram një fotografi shumë interesante. Gjatë kohës kur Elvana ishte pjesë e "Dancing with the stars Albania 3" në vitin 2012 ajo realizoi një performancë shqiptare duke kërcyer kështu një valle të njohur me veshje tradicionale.

Sot atë foto që ajo e kishte realizuar në prapaskenë me veshje tradicionale dhe duke realizuar shqponjën me duar, ajo e ka postuar në rrjetin e saj social në Instagram duke e ndarë në gjysmë, dhe në gjysmën tjetër duke vendosur foton e Nexhmije Pagarushës me të njejtin stil veshjeje.

Fotoja është komentuar shumë në rrjetet sociale, ku shumica prej tyre i kanë cilësuar edhe si "nënë e bijë".
(B.A/Teksteshqip.Com)

Elvana Gjata Me Nexhmije Pagarushën Si Nënë E Bijë