Më mbaj mend (për 1 muaj)

Emmi Rushiti - Në Gjuhën E Nënës Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4

I
Më ndodh për çdo ditë
gjuhën time t’flas,
në këtë tokë të huaj
ku ndiej ftohtë e mall.

II
Në çast s’e kuptoj
fjalët janë në shqip,
thjesht ato burojnë
si lumë ndër shkëmbinj.

III
Pritmë, vendi im,
n’krahë shqiponje do të vij,
germat marrin udhë
drejt në kaltërsi.

Refreni:
Ngjan me notat e një kënge
gjuha shqipe kur e flas,
si një valë që bregun puth
me një dashuri të rrallë.

Ngjan me cicërima zogu
që shpërndahen në pranverë,
me një fëshfërimë gjethesh
që aromë lulesh sjell.

I
Më ndodh për çdo ditë
gjuhën time t’flas,
në këtë tokë të huaj
ku ndiej ftohtë e mall.

II
Shijen porsi mjaltë
shkronjat lënë mbi buzë,
nga zemra burojnë
dhe s’harrohen kurrë.

III
Pritmë, vendi im,
n’krahë shqiponje do të vij,
germat marrin udhë
drejt në kaltërsi.

Refreni:
Ngjan me notat e një kënge
gjuha shqipe kur e flas,
si një valë që bregun puth
me një dashuri të rrallë.

Ngjan me cicërima zogu
që shpërndahen në pranverë,
me një fëshfërimë gjethesh
që aromë lulesh sjell.

Kur shëtis në botën e ëndrrave,
n’errësirë unë ndjek një dritë,
s’kërkoj ndihmë në gjuhë të huaj,
por në gjuhën e nënës, shqip.

Refreni:
Ngjan me notat e një kënge
gjuha shqipe kur e flas,
si një valë që bregun puth
me një dashuri të rrallë.

Ngjan me cicërima zogu
që shpërndahen në pranverë,
me një fëshfërimë gjethesh
që aromë lulesh sjell.

muzika: Aleksander Kolshi




Emmi Rushiti
Publikimi: 14/11/2019
Teksti: Irma Kurti


Emmi Rushiti - Në Gjuhën E Nënës
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Në Gjuhën E Nënës".
3. Video është e këngës "Në Gjuhën E Nënës", por nuk këndohet nga Emmi Rushiti.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Emmi Rushiti:


Komente 0