TEKSTESHQIP

Emran Bellani
Bukuria E Namazit
Lyrics

I bukur qyteti im
Me traditë fetar
Sheh xhamia në çdo skaj
Ngritur si sorkadhe

T'k'naqet zemra kur dëgjon
Ezanin n'minare
Muezinat kur këndojnë
Në çarshinë e madhe

Tekbiri jehon Allahu Ekber
T'rreshtuar në saf të gjithë përnjëherë
Ngjeshur krah për krah sa shumë ka shyhret
T'bukur si namazi nuk ka ibadet

I madh Je Ti Zoti ynë
Veç Ty t'bëjmë madhërim
Veç për Ty qëndrojmë n'kijam
Rrahmanurr-Rrahim

Për Ty ruku-sexhde bëjmë
Alijul Adhim
Tek Ti shpresën gjithë e mbajmë
Hajrul Gafirin

Tekbiri jehon Allahu Ekber
T'rreshtuar në saf të gjithë përnjëherë
Ngjeshur krah për krah sa shumë ka shyhret
T'bukur si namazi nuk ka ibadet

DËRGOI: