>
LETERSISHQIP

Të Të Përshkruaj

Mar një laps dhe një letër,
Të shkruaj një të vërtetë,
Ndoshta s’do kem rast tjetër,
Më bien lotët si shiu nga retë.

Si reqethje ndjej një zemërim,
Më dhëmb shpirti,
E di që asgjë s’ka justifikim,
Më djeg më shumë se ç’djeg kur është i nxehtë zifti.

Arusha ime e zhdërvjellët,
Mike përmbi gjithçka,
Më shfaqesh si pejsazh i vrerët
Dhe mundohem të të rregulloj paksa.

Aromë më e fortë se aroma e luleve me vesë,
Me një letër dhe një laps në dorë,
Të përshkruar mundohem të të paraqesë,
Aromë e fortë, më e dashur se një metaforë.

DËRGOI: