>
LETERSISHQIP

Atje Ku...

Atje ku lexon vargjet e mia
Mendon se ndeshesh me një të vjetër
S’ke haber ç’është dashuria
E i rikthehesh kohës ndër etër.

E kur mendimet të ndryshojnë siç rritet një thekër
E nis tregon nostalgjikisht të kaluarën
Kur e sheh që unë jam bërë me mjekër
Kërkon nga e para të lexosh të shkruarën.

Atje ku ti flet për veten e për mua
Atje nuk ekziston askush
Nuk guxon të thuash të dua
Edhe kur mes detesh digjesh prrush!