>
BIOSHQIP

Endri Prifti: “I Këndoj Dashurisë Sime Të Vërtetë”

22-03-2014
“Të kam dashur tepër”, titullohet balada me të cilën vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, do të konkurrojnë në këtë edicion të festivalit të muzikës moderne, që ka nisur garën në ekranin e “Top Channel”. “Është një baladë shumë e bukur, madje do e konsideroja kryevepër dhe pretendente për çmim”, tha Endri për gazetën “Panorama”. “Të kam dashur tepër” është një dedikim për të gjithë njerëzit që dashurojnë, pra për ata që e kanë provuar dashurinë e vërtetë ashtu si dhe unë”, shprehet Endri. Kantautori i njohur, pas ndarjes nga bashkëshortja e dytë, shkroi baladën “Do vazhdoj të flas”, dedikuar asaj, baladë që zgjodhi ta këndonte po ashtu në skenën e “Top Fest”. Aktualisht ai pohon se është “single”, ndërkohë që emrat e dy djemve nga dy martesat e tij në jetë, ai i ka bërë tatuazh në krahët e tij dy ditë më parë. Ai ka postuar foton me mbishkrimin: “Dhe diçka e re në trupin tim. Dy emrat e engjëjve të mi, Simone dhe Vasileo. Kisha shumë kohë që doja t’i bëja, më në fund e realizova. Jam shumë i lumtur”.
(Panorama Plus)

Endri Prifti: “I Këndoj Dashurisë Sime Të Vërtetë”