>
BIOSHQIP

Endri Prifti: “Në Top Fest 11 Synojmë Çmimin E Publikut”

28-03-2014
Endri Prifti, këngëtari i njohur korçar vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip.com. Tashmë janë të njohur për këngët e tyre vëllëzërit korçar Endri & Stefi, të cilët së fundmi janë paraqitur në Top Fest 11 me këngën e tyre më të re "Ti s'e meriton". Sigurisht që Endri nuk na la pa zbuluar edhe projektet e tij të rradhes, ndjekim intervistën e tij...

TeksteShqip: Endri, së fundmi keni publikuar këngën tuaj më të re me Stefin "Ti s'e meriton" në Top Fest 11. Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Endri: Në bashkpunim me kompozitorin Adrian Hila dhe Poeten Rozana Radi, u realizua kjo këngë që nuk kam frikë ta them është shumë e bukur. I thoja Adit dhe Stefit kur punonim, kjo do dëgjohet gjatë për shumë kohë, larg qoftë kur të na vijë ora(qesh). do na e këndojnë bukur duke na përcjellë në p[arajsë.

TeksteShqip: Ndërkohë ju jeni të angazhuar edhe në një tjetër festival, "Kënga Ime" në TV Klan. Si ju ka pritur publiku në këtë festival?

Endri: Në kënga ime, ju pyesni publiku, ne vetëm publiku nuk na ka tradhëtuar ndonjëherë, vetëm ai na njeh me të vërtetë. Mund të them si rrallë herë këtë rradhë juria na vlerësoi shumë, shumë, gjej rastin që ti falenderoj. Ai është një fest i gjatë sikurse dhe Top Fest-i. Po do jemi në të dy evenimentet.(nuk është hera e parë për ne).

TeksteShqip: "Kënga Magjike" gjithashtu një festival i kryer me sukses, vendin e 3-të. Pretendoni të njëjtën gjë në Top Fest?

Endri: Kënga Magjike, një tjetër spektakël i madh shumëllojshmëri ngjyrash. Këtu nuk hymë për çmim të parë, hymë fiks për atë që u vlerësuam, "Kënga Hit" dhe më pas çmimi i tretë. Dhe sikurse në Top Fest unë nuk hy asnjëherë me qëllimin e një gare, nuk e ndjej që mund të garoj për çmimin me njeri. Të gjithë e dimë se si vihen çmimet. Ne çmimin e kemi në publik dhe në jetë. Hymë patjetër për të paraqitur një baladë të pakrahasueshme dhe për ti lënë publikut diçka të re, diçka që ka jetuar, diçka për tu kujtuar, diçka të bukur për të dëgjuar.

TeksteShqip: Ndërkohë jeni të angazhuar me koncerte?

Endri: Po, ndërkohe jemi bashkë me mikeshën tonë Aurela Gaçen në "Crazy Calvin", një spektakël i vërtetë. Mund të vini ta shijoni.

TeksteShqip: Cilat do të jenë projektet e ardhshme të Vëllëzërve Korçar? Pas Top Fest-it do të na vijnë me ndonjë videoklip të ri?

Endri: Kënga në fjalë "Ti se meriton" do të bëhet me videoklip me kismet zotit, shëndeti mbi të gjitha.



TeksteShqip: Po albumet i keni në plan?

Endri: Patjeter që do hedhim në treg dhe një album së shpejti.

TeksteShqip: Endri, para 3 vjetësh në Top Fest 8 u paraqitët me këngën tuaj të parë "single", "Do Vazhdoj të flas". A do ta kemi mundësinë sërish ta shohim Endrin me një këngë "single"?

Endri: Ajo është një baladë kryevepër që nuk do vdesë kurrë, ne të tilla këngë përcjellim në popull që të dëgjohen përjetësisht, jo siç ndodh në festivalet shqiptare, çmimet e para që merren, pastaj nuk i dëgjon më as nëna e vet, harrohen. Turp!

TeksteShqip: Endri, të falenderojmë që gjete kohë tu përgjigjesh pyetjeve të intervistës sonë. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Ndonjë porosi për fansat e teksteshqip.com?

Endri: Duhet të reflektojmë dhe mos ja humbim vlerat e verteta artit dhe artistëve. Ju falenderoj unë juve teksteshqip.com. Zoti ju dhëntë shëndet, mbarësi, dashuri dhe fat në jetë...
(Teksteshqip.Com)

Endri Prifti: “Në Top Fest 11 Synojmë Çmimin E Publikut”