Eneda Tarifa Bëhet Nënë, Vjen Në Jetë Aria
20-05-2013
Këngëtarja e dashur e publikut, njëherazi edhe prezantuesja e Portokallisë Eneda Tarifa është bërë nënë mëngjesin e kësaj të hëne.
Ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në orën 10.10 të paradites.
Artisja dhe partneri i saj, edhe ai artist, kompozitori i njohur Erion Zaloshnja e kanë përjetuar me mjaft emocion këtë gëzim në jetën e tyre.
Çifti ka vendosur ta pagëzojë vajzën e tyre të parë me emrin Aria, një emër që ka domethënie të veçantë për ta, e që sigurisht lidhet me muzikën.
Ndërkohë Eneda ka qenë në një formë të shkëlqyer gjatë gjithë muajve të shtatzënisë dhe sigurisht do të jetë një nënë po aq energjike sa e kemi parë gjatë gjithë kësaj kohe. Aria duket si një ëngjëll i vogël, e cila tani do t’ua bëj më të begatë jetën dy prindërve të saj. Edhe ne i urojmë jetë të gjatë Arias së vogël, e cila qysh kur është ngjizur ka dëgjuar zërin e ëmbël të mamit të saj duke i kënduar këngë. Besojmë se edhe ajo do të ketë talentin për tu bërë artiste, ashtu si dy prindërit e saj.

(shqiptarja)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 1