>
BIOSHQIP

Eni Koçi Me Këngë Të Re

22-12-2015
Këngëtarja Eni Koç po shijon suksesin e projektit të saj të fundit muzikor "Me Mu" në bashkpuim me motrën e saj Greta Koçin dhe reperin Gold Ag. Megjithatë ky nuk do të jetë projekti i saj i fundit për këtë sezonë, kjo pasi muaji janar i vitit 2016 do ta gjejë atë me një këngë të re & klip. Mësohet se kënga ka përfunduar së inçizuari e ndërsa brenda pak ditësh nisin edhe xhirimet e videoklipit. “Dua ta filloj vitin 2016 me diçka të re, të bukur që t’ju shoqëroj gjatë gjithë kohës”, ka thënë Eni, e ndërsa ka zbuluar edhe se titulli i këngës do të jetë "Si dikur".
(B.A/Teksteshqip.Com)

Eni Koçi Me Këngë Të Re