>
BIOSHQIP

Eni Koçi Përgatit Albumin E Dytë

30-10-2012
Pasi bëri bujë me këngën "Je gjithçka" këngëtarja Eni Koci ia ka filluar punës në albumin e saj të radhës.
Bashkëpunimi me Noizyn në këngën e përmendur i dha një shtytje karrierës së saj, duke e qëndruar për javë të tëra në top listat vendore. Por, ky sukses duket se vetëm i ka dhënë një stimulim shtesë bukuroshes nga Shqipëria.

Pasi albumi i parë, i titulluar "Love Me", kaloi pa ndonjë bujë të madhe, këngëtarja duket se ka vendosur të punojë më ndryshe në albumin e dytë, të cilin tashmë e ka filluar ta punojë.

Në faqen e saj në rrjetin social Twitter, Eni ka treguar se një kohë të madhe po kalon në studio, ku është duke përgatitur këngët më të reja të saj, të cilat do të jenë pjesë e albumit të ri. Ajo nuk ka dhënë detaje tjera për këngët e reja dhe albumin, por brenda tij pritet të ketë disa bashkëpunime.
(Telegrafi)

Eni Koçi Përgatit Albumin E Dytë