>
BIOSHQIP

Eni Koçi Bashkëpunon Me Korab Shaqirin

06-04-2014
Me sa duket para sezonit veror, Eni Koci ka vendosur të befasojë publikun e saj me një këngë të re. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në faqen zyrtare në’ Twitter’, ku ka theksuar se po punon fort në risi. “Studio working hard. New hit coming out soon”, ishte mbishkrimi i këngëtares.



Ndërkaq kjo nuk ka ngelur pa u parë nga dhjetëra fansa të Enit të cilët nuk hezituan të tregonin që me padurim po presin ndonjë risi nga e pëlqyera e tyre. Eni do të vijë me një bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Korab Shaqiri.


Eni Koçi Bashkëpunon Me Korab Shaqirin