>
LETERSISHQIP

Me Gërma

Me Gërma...
heshtjen dua të copëtoj,
përderisa shpifja,
Nën këmbë të Fisnikërisë,
po copëtohet,
përderisa zëri
s’vjen të vrasë Vetminë,
përderisa morali
s’e zhbën gjithë Miqësinë,
dhe sharje-ndalimet
koha ka për t’i tretë.
...
Edhe se përsëri
Loti portën shtyn
me Diellin e Drejtësisë,
të merret vesh
në burgun pa hekura
ndriçuar,
... vazhdoj dashurisht
hesht!!...