>
LETERSISHQIP

Çke Moj Mejro

Ç' ke ti, moj Mejro,
Qi po rrin tuj qajt-e?
A po qanë për nanën,
A për babën plak-e?!

- As s' po qajë për nanën,
As për babën plak-e;
Por, po qajë për dashuninë –
Dashuninë e par-e!

Dashuninë e par-e,
Që m' ka shku ushtar-e;
Ushtar më ka shkue,
Letër s' më ka que !

Mbas tri – katër vitesh,
Nji letër më mbrrini;
Zemra se ç' më dridhej
Mue prej mallëngjimi!

Kur e hapa letrën,
Nisa me e lexue;
Lott për faqesh m' shkojshin,
Se çka m' kishte shkrue!

- Martou, ti, moj Mejro,
Se unë jam martue!...
Se unë jam martue
Me tokën e zez-e!

- Ani, n' dash me ditë, unë,
Vorrin ku e kam –e;
Në nji skaj të lumit –
Qyqja ku këndon –e !