>
THENIESHQIP
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Vdekja s'duhet të na shqetësojë pasi kur ne ekzistojmë vdekja nuk ekziston, dhe kur vdekja ekziston, ne s'do të jemi më
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Nuk vlen asgjë ai njeri, që për shkaqe të forta largohet nga jeta.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Mendoje vdekjen gjithmonë, që të mos fikësohesh kurrë prej saj.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Është marri t’u lutesh perëndive për atë që njeriu mund ta arrijë vetë.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Vdekja s'është asgjë për ne, pasi kur ne jemi, s'është ajo, e kur është ajo, nuk jemi ne.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Vdekja nuk përbën asgjë për ne, sepse edhe të shijuarit edhe të vuajturit përcaktohet nga ndijimi, dhe vdekja s’është gjë tjetër veçse mungesa e ndijimit.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Të diturin e pasuron natyra.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Të bësh mirë ti, të jep më shumë kënaqësi se të të bëjnë mirë ty.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Secili e lë jetën sikur ta kishte filluar në atë çast.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Sëmundjet që zgjasin në kohë, i sjellin trupit më shumë kënaqësi se dhimbje.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Sa të jemi gjallë, duhet të përpiqemi ta bëjmë të ardhmen më të mirë se të shkuarën.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Pasuria nuk është të kesh shumë të holla, por të kesh pak nevoja.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Pasuria më e madhe është të dish t’i mjaftosh vetes.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Para secilës dëshirë duhet të ngrejmë këtë pyetje: çfarë do të ndodhë nëse dëshira plotësohet dhe çfarë do të ndodhë nëse nuk plotësohet?
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Pakënaqësia e shpirtit e çon njeriun në dëshira të tepruara.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Nuk kemi dhe aq nevojë për ndihmën e miqve, sa për sigurinë e ndihmës së tyre.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Nuk jemi kurrë as tepër të rinj e as tepër të vjetër për të qenë të lumtur. Kujdesi për mirëqenien e shpirtit është i mirë në çdo moshë.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Nuk duhet prishur e mira e tashme me dëshirimin e gjërave që s'kemi, por duhet menduar se edhe gjërat që tashmë kemi, i kemi dëshiruar.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Nuk është pa vështirësi të thuash patjetër ose po ose jo.
thealtagthealtag
2021-02-08 14:34:41
Nuk është natyra ajo që i ndan sojlitë nga sojsëzët, por veprat e secilit.
{{ page + 1 }}/{{ pages }}