>
BIOSHQIP

Era Rusi: Nuk Kam Gabuar Kurrë Në Karrierë

12-09-2012
Feeling" quhet kënga e sapo publikuar e Era Rusit, por në një intervistë për Bluetooth, Era tregon se gjërat në jetë më tepër sesa me ndjenja i ka realizuar me logjikë të ftohtë.
Këtë sezon veror këngëtaret në përgjithësi tregojnë që nuk kanë pasur koncerte, ndërkohë ju kemi parë të angazhuar.

Si ishte për ju kjo vere nga ana profesionale?
Fatmirësisht këtë verë kam qenë shumë e angazhuar me aktivitete, natyrisht kriza ka bërë të veten megjithatë, njerëzit që dinë të vlerësojnë muzikën live e ndjekin me kënaqësi.

Sapo keni publikuar këngën "Feeling" e cila ka një klip tepër ngacmues, a mund të na e shpjegoni fabulën e klipit?
Është imagjinata dhe ndjenja e një vajze kundrejt djalit që dashuron dhe mënyra e vetme për ta pasur është në imagjinate. Në klip shfaqen dy modelë që luajnë rolin e çiftit dhe unë shpreh me këngë këtë feeling që ata dëshirojnë të përjetojnë.
Ju shohim që vazhdoni të punoni me të njëjtët bashkëpunëtore, përse?
Ndihem shumë mirë me bashkëpunëtorët e mi, jemi si një familje.
E mendoni veten se keni qenë me fat në profesion? Sepse ju menjëherë keni pasur bashkëpunime te mira dhe keni renë në sy menjëherë.
Asgjë nuk arrihet pa punë por edhe fati nevojitet patjetër. Mendoj se fati është që kam një familje të mrekullueshme që më mbështet në çdo hap të karrierës sime.
Here pas here shohim që ju keni te njëjtën strategji për të lançuar këngët; në vere publikoni një hit të nxehte të rrymës dance, në vjeshtë i hidhni sytë nga festivalet ku jeni shfaqur me rryma te ndryshme. Përse keni zgjedhur këtë mënyrë marketingu për veten?
Përgjithësisht të gjithë këngëtaret funksionojnë kështu. Tashmë edhe në botë shumë pak artiste nxjerrin albume, përveç faktit që është shumë e kushtueshme dhe për njerëzit është më e thjeshtë që këngët e preferuara ti download-ojnë në internet.
Këngëtaret në bote shpesh menaxhohen nga një menaxher, po ju cilët keni njerëzit më të afërt që ju këshillojnë?
Këshilltarët më të besueshëm për mua është familja.
Ka ndodhur ndonjëherë që jeni penduar për ndonjë "lëvizje te gabuar" në profesion?
Nuk ka zgjedhje të gabuar, çfarëdo lloj vendimi që kam marrë do të thotë që ka qenë zgjedhja e duhur për momentin.
Kur mendoni se ka qenë kthesa juaj si këngëtare dhe e keni kuptuar që hytë në kategorinë e këngëtareve profesioniste në Shqipëri?
Unë kam investuar për formimin tim artistik qenë moshë të vogël, kam punuar shumë dhe nuk mendoj se gjendem rastësisht në këtë kategori.
A ke bërë ndonjë bilanc të arritjeve të tua në karrierë?
Sigurisht që i bëj një balancë arritjeve te mia. Por duke ditur mundësitë e që kam, mendoj se kam akoma shumë rruge për të bërë.
Si e ke matur suksesin deri më tani?
Dashamirësit e muzikës sime rriten dita ditës dhe ky është një tregues mjaft pozitiv.
Ju nuk keni qenë shpesh e mediave rozë, si është e mundur kjo gjë?
Nuk është ky qëllimi im i karrierës sime.
Si është raporti i gazetarëve të medias rozë me këngëtaret, cilët janë "fajtorët" me te mëdhenj të publikimit të skupeve; gazetarët apo këngëtarët?
Varet nga artisti, ka nga ata të cilët e kërkojnë këtë lloj promovimi. Ka edhe nga ata të cilët nuk i meritojnë skupet që iu bëhen dhe sidomos transformimet e jetës së vërtetë.
Vitet e fundit ju keni ardhur me një imazh gjithnjë e më të përmirësuar, sa rëndësi ka pamja e jashtme për një personazh publik?
Për mua pamja e jashtme është një plus, synimi ka qenë gjithnjë të prodhoj muzikë profesionale.
Jeni pro apo kundër operacioneve plastike?
Jam kundër operacioneve plastike që transformojnë pamjen.
Ka diçka që nuk ju pëlqen te vetja, nga ana e pamjes fizike?
Ndihem shumë mirë me veten time (qesh)
Do ti nënshtroheshe një operacioni plastik për të përmirësuar pamjen?
Nuk mendoj se kam nevoje (qesh)
Cili është modeli ideal i femrës që keni në mendje?
Femra ideale për mua është mamaja ime.
Çfarë shembulli keni vendosur t'i jepni fansave duke qenë se ju jeni personazh publik dhe ka shumë njerëz që ju marrin si model?
Gjithnjë kam qenë vetvetja. Çdo gjë e kam arritur me punë dhe sakrifica kështu i shijon më shumë frytet e punës dhe ecurisë tënde.
A është e vështirë të jesh personazh publik duke qenë se jeni në qendër të vëmendjes dhe shpesh kritikoheni me shpesh se të tjerët?
Si vlerësimet ashtu edhe kritikat janë pjesë e pandashme e jetës. Nëse di ta menaxhosh, është një jetë normale si gjithë të tjerët.
Do të kishe dashur të mos kishe zgjedhur këtë rruge?
JO. Unë e dashuroj punën time.
Nëse nuk do të ishe bërë këngëtare çfarë do të ishe bërë?
E kam bërë zgjedhjen time që në moshe të vogël. Është ëndrra ime, që është bërë realitet.
(Bluetooth)

Era Rusi: Nuk Kam Gabuar Kurrë Në Karrierë