>
BIOSHQIP

Era Rusi: Nuk Sfidohem Para Mikrofonit Për Të Kënduar “Live”

04-02-2013
Qe ne femijeri ka prekur skenen, nje enderr qe per shume talente, ngelet shume e larget. Tashme ajo gezon nje status te vecante, pasi afirmimi i saj ne muzike, eshte sprovuar ne shume Festivale dhe evenimente muzikore, si brenda vendit dhe jashte. Kjo eshte Era Rusi, zeri brilant i skenes shqiptare, e cila prej disa muajsh, produksioni i Tv Klanit “X Factor Albania”, i ka besuar te jete “trajnere” ne grupin e Pandi Lacos. Ne nje interviste per “Koha Tjeter”, Era Rusi rrefen, bashkepunimin me stafin e “X Factor”, rikthim e saj tek “Gjeniu i vogel”, spektakli qe i sjell shume nostalgji, sfiden e te kenduarit “live” dhe projektet ne vazhdim. “Detyra ime eshte delikate dhe shume e rendesishme per ecurine dhe “fatin” e konkurrenteve. Perzgjedhja e kengeve, puna me vokalin dhe interpretimi, jane pikat kyce per cdo konkurrent. Natyrisht kjo nuk eshte e lehte, por ketu qendron edhe sfida”, – keshtu do ta konkretizonte punen si “trajnere”. Me tej Era Rusi, tregon dhe jeten e nates dhe te kenduarit “live”, cdo fundjave. “Te kendosh “live”, tashme per mua nuk perben ndonje risi, une nuk sfidohem para mikrofonit, madje kur repertori pelqehet edhe nga publiku, kendojme te gjithe bashke dhe krijojme nje atmosfere magjike”, – thekson Era.

Produksioni i Televizionit Klan “X Factor Albania 2”, ju ka besuar te jeni trajnerja e nje prej grupeve. Sa e veshtire eshte te gjendesh mes talenteve, te cilet synojne te arrijne cmimin e madh?

Jam shume e kenaqur qe jam ne stafin e Vera Grabockes dhe Alketa Vejsiut, per kete format televiziv kaq te ndjekur. Detyra ime eshte delikate dhe shume e rendesishme per ecurine dhe “fatin” e konkurrenteve. Perzgjedhja e kengeve, puna me vokalin dhe interpretimi, jane pikat kyce per cdo konkurrent. Natyrisht, kjo nuk eshte e lehte, por ketu qendron edhe sfida. Puna ime behet me e veshtire pas cdo episodi qe kalon, pasi rritet pergjegjesia para produksionit, publikut dhe vete konkurrentit. Shpesh here, se bashku me Pandin na ndodh te qendrojme me ore te tera per te perzgjedhur materialin e duhur qe nxjerr ne pah “faktorin X”, te cdo konkurrenti. Nuk jam “zysh” e rrepte, pasi besoj ne bashkepunimin dhe besimin e konkurrenteve, se bej me te miren per ta.

Per pak dite, ne ekran do te vije dhe spektakli i shumepritur “Gjeniu i vogel”, ku ju eshte besuar nje pune e madhe me talentet e vegjel. Si ndiheni duke ditur qe dhe ju para shume vitesh, keni qene ne keto skena dhe endrra?

Spektakli “Gjeniu i vogel”, personalisht per mua eshte nje kthim ne femijeri, por ne nje pozicion tjeter. Kjo me risjell nostalgjine per mesuesit e mi te shtrenjte, pasi ne ate kohe nuk kishte “vocal coach” apo “trajner” si Lindita Topi, Luan Bakiu, Agim Rreza, te cileve u jam shume mirenjohes per punen e palodhur, pasionin dhe besimin qe kane pasur tek une. Eshte kenaqesi e vertete te punosh me femijet, pasi jane aq te pafajshem, aq te brishte dhe te japin aq shume kenaqesi. Sigurisht, qe te jesh trajner nuk eshte e lehte, eshte nje pune me dyfish pergjegjesi, pasi vokali i moshave te reja eshte shume delikat, ndaj duhet bere kujdes, qe te mos abuzohet thjesht me “deshirat”.

Fillimet tuaja ne muzike te sjellin kujtime, duke ditur qe skena per ty ka qene nje enderr e realizuar. A ka ndikuar familja ne karrieren tuaj?

Pa diskutim qe familja ka ndikuar! Ato jane fansat e mi te pare (qesh). Familja eshte mbeshtetesja kryesore ne karrieren time. Jane te paret qe besuan ne talentin tim dhe me ndihmojne vazhdimisht ekonomikisht dhe moralisht. Mamaja ime, me ka shoqeruar qe ne festivalet e para ne Pallatin e Pionierit e deri ne festivalet e sotme, ndersa babai me shoqeron neper koncerte, sidomos jashte Tirane, keshtu i kemi ndare “detyrat” (qesh). Fatkeqesisht, ne Shqiperi nje artist duhet te beje gjithcka vete, duke filluar qe nga buxheti, perzgjedhja e bashkepunetoreve, veshjet, etj. Eshte shume e lodhshme dhe shpesh here mendoj se kurre nuk do te arrij t’ua shlyej sakrificat qe kane bere per mua gjithe keto vite.

Muzika shqiptare gjate ketyre 20 viteve, ka pesuar transformimet e saj. Sa e rendesishme eshte per ju te kenduarit “live” dhe a te gezon fakti, qe tashme je nder kengetaret e rralla qe sfidojne “live-n”?

E kenduara “live”, eshte e kenduara e vertete per emocionet qe percjell tek publiku dhe energjine qe publiku transmeton tek une. Prej pese vitesh kendoj “live” cdo fundjave ne “Cavaliero Club” dhe tashme ndihem si ne shtepine time dhe mes nesh, ndihet fryma e nje familjeje te bashkuar. Mendoj se ky eshte celesi i suksesit tone. Njerezit i kam aq prane, sa arrij t’iu ndjej rrahjet e zemrave. Te kendosh “live”, tashme per mua nuk perben ndonje risi, une nuk sfidohem para mikrofonit, madje kur repertori pelqehet edhe nga publiku, kendojme te gjithe bashke dhe krijojme nje atmosfere magjike. Asnjehere nuk eshte njesoj, ndaj dhe kurre nuk merzitem. Jam shume e lumtur qe gjithmone e me shume, po rritet numri i fansave qe preferojne muziken “live”.

Te jesh nje artist i kompletuar, nuk do te thote te kesh vetem zerin, e rendesishme eshte dhe imazhi para spektatorit. Ka Era ndonje konsulente apo cdo performance eshte pjese e stilit tuaj?

Ne fakt, jo vetem per mua, por per cdo artist imazhi eshte nje faktor kyc. Persa i perket jetes se nates, per veshjen ne “Cavaliero”, konsultohem kryesisht me motren time, qe e quaj “konsulente stiliste”, ndersa per veshjen ne jeten e perditshme kujdesem vete, pasi kriteri kryesor eshte te jem “sa me rehat”.

Pervec pjesemarrjeve ne shume evenimente muzikore, ka ndonje pasion qe ju ndjek gjate kohes se lire?

Te them te drejten, per mua ka shume pak kohe te lire! Koha e lire, eshte ajo qe me se shumti me mungon. Kur behen 2-3 dite bashke, planifikoj udhetime brenda dhe jashte vendit. Kohet e fundit me ka ndodhur shume here te planifikoj udhetime dhe mos i realizoj dot per shkak te angazhimeve qe kam cdo dite. Kur eshte nje pasdite vetem apo disa ore, mundohem te relaksohem me miqte duke pare nje film te ri, duke shijuar nje gote vere.

Cilat jane projektet qe do t’iu rikthejne serish prane fansave?

Jam duke punuar per nje material te ri, qe do te mbaje serish firmen e kompozitorit Adrian Hila. Kam disa projekte te tjera, por cdo gje ja leme kohes, pasi nuk eshte asgje e konkretizuar.
(Izaura Ndoj Koha Jone)

Era Rusi: Nuk Sfidohem Para Mikrofonit Për Të Kënduar “Live”