>
BIOSHQIP

Era Rusi: Arma Ime E Fortë është Vokali

23-11-2013
Në çdo dalje ajo të magjeps me zërin dhe performancën e saj. Kjo është këngëtarja Era Rusi, e cila prej disa vitesh ka zgjedhur të jetë prezente në shumë festivale dhe evente muzikore ku ia ka dal më së miri. Në një intervistë për “Shqiptarja” ajo rrëfen surprizat e 28 vjetorit të saj, pjesëmarrjen në Kënga Magjike si dhe projektet që do ta ndjekin deri në fund të këtiij viti. Çfarë solli për ju ditëlindja e 28-të? Një vit më e pjekur, një vit me më shumë eksperiencë, një vit me më shumë fansa.



Cila ishte surpriza më e bukur që iu është bërë? Mbrëmë në orën 12.00 kur sapo kishte trokitur data 22 nentor, dy miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi Luxhiano Hala & Majlajdo Gala filluan “koncertin” me këngët e mia” Gypsy Lover” e “Gjuju” poshtë pallatit. Shyqyr që nuk doli ndonjë banor t’u hidhte ndonje legen me ujë se do ta kthenin në “Lamtumire” (qesh). Karriera juaj muzikore tashmë është perfeksionuar, për të mos thënë që jeni një ndër këngëtarët më të kërkuar të muzikës live..? Jam e kënaqur me ecurinë e karrierës sime gjatë vitit të fundit. Ka qenë një vit i mbushur me koncerte “live” në Shqipëri dhe Kosovë ku mezi kam gjetur kohë për disa pushime të shkurtëra aty këtu.



Pjesëmarrja në “Kënga Magjike” ju riktheu me një trend muzikor, por edhe me një look që na befasoi...? Është e vërtetë se është hera e parë që përformoj me këtë rrymë në një festival ndërsa, në fakt ky lloj interpretimi “hard” është ajo çka unë bëj çdo javë në “Cavaliero Live”. Përsa i përket look-ut ai është kuruar nga Artur Muço, pasi unë jam zgjedhur imazhi i kompanisë “ATES”. Këtu bën pjesë make up dhe karaketeri i veshjes në përputhje me karakterin e këngës. Më vjen mirë që kjo është vënë re dhe vlerësuar nga fansat e mijë. Cila është arma më e fortë për ju? Arma ime e fortë natyrisht është vokali i cili më jep mundësi të “luaj” lirshëm në të gjitha rrymat nga ato të buta e sensuale deri tek ato të forta fare.



Gjithmonë ju shikojmë të rrethuar nga shumë miq, cfarë vlerësoni më tepër tek ata? Ata që më rrethojnë janë miq të seleksionuar në vite. Ajo çka na mban bashkë është në radhë të parë njohja dhe mirëkuptimi i të mirave dhe të metave të secilit, respekti i lirisë së secilit. Ndërkaq, shpesh i jemi gjendur njëri-tjetrit në krah në ditë të mira dhe në ditë të këqia. Çfarë do të thotë për të kënduarit “live” në lokalet e natës, aty ku pjesa dërrmuese bën diferencën e këngëtarëve? Të kënduarit “live” është ajo mënyrë të kënduari, ku këngëtari dhe auditori bëhen njësh, i bashkon emocioni i zërit dhe interpretimi. Cilat janë projektet tuaja në vazhdim? Jemi në fundvit dhe po e mbyll me Këngën Magjike e MusicKlan si dhe shumë koncerte për festat e Nëntorit dhe Vitit të Ri.
(Xhulia Karavella/shqiptarja)

Era Rusi: Arma Ime E Fortë është Vokali