>
LETERSISHQIP

Kenga E Heshtjes Sime

Po mbyllen dyert e fatit pergjithmone
e une kendoj ne veten time,
me ze te ulet qe askush te mo me degjoj.
Dikur vrapova, sikur ti tani,
por prap jam kthyer prej nga kam filluar,
dhe s'kam me force te vrapoj.
Me thuaj ti mua;
-si ti them vargjet qe i mendoj,
asaj qe nuk guxoj ti kendoj?!
A thua jeta eshte njemend e zeze dhe e bardhe?
A eshte gezimi njemend dhembje?
A eshte cdokush i denuar ne mekat?
A eshte njehere njeriu me fat?
A eshte hija jote me e bukur se ti ne pasqyre?
A eshte qetesia burg i perjetshem?
Apo eshte fryt, qe si dhurat merrej?
A thua do ta ngris zerin ndonjehere,
qe dikush te me degjoj,
a vetem ne heshtje per ty
tere jeten do te kendoj?!

DËRGOI: