Erblina Syla Poezi
Erblina Syla

Tema: Ese Dashurie


Uragan

Po e ndjej dashurinë tënde të varur në ajër, të të shoh duke ngjitur shkallëve e lodhur. Është në gjakun tënd. Mund të ta lexoj ne sytë e tu, e gjallë në të vdekur. Kjo është më e vështirë nga çka mund të imagjinojmë, po prap e mbajmë mbrenda. Po na godet si një uragan. Po e marrë sikur xhirimet e ngadalësuara, bota po sillet sikur një llamarinë kohe. Mendova se po luaja mendsh përsëri. Po më dhemb i gjithë trupi për të të lënë mbrenda. Shtatë herë erdhi për sa kohë që nuk ishe zgjuar, shtatë unaza të zjarrit. Shumë për t’u përballuar. Qielli po merr flakë kundrejt lëkures tënde. Bota që njohim po kthehet në pluhur për të mos u kthyer. Po na zhduket gjithçka qe dijme mbrenda nje uragani në një xhirim kaq të ngadalësuar. Shiko se si po na zhduket gjithçka ajo cka dijmë e duam dhe nuk e di se si mund t’a ndryshojmë.

- Ese nga Erblina Syla


- U dërgua nga Erblina Syla -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0