TEKSTESHQIP

Grupi Ergjëria
Këngë Për Baba Feta Kolonjën
Lyrics

Grupi Ergjëria në lokalin "Oda Gjirokastrite"
marrës - Arian Shehu
kthyes - Perlat Meli
hedhës - Axhem Hysometaj
iso - Lili Çenko,Mevlut Meleqi,Hasan Xhiku.

4 Marsi më të hyrë,
erin o baba erinë. (erinë = erdhi)
o baba Feta erinë..

Te porta me treteslimë. (treteslimë = tre shënjtorë)
erin o baba erinë.
o baba Feta erinë...

Muhameti me Alinë,
erin o baba erinë.
o baba Feta erinë...

Seç të thanë nuk e dimë,
erin o baba erinë.
o baba Feta erinë...

Ja hypën dyrdylit e iknë, (dyrdyli = kali)
erin o baba erinë.
o baba Feta erinë...

(17/01/2015)

DËRGOI: